Max Ehrich është duke insistuar se ai dhe Demi Lovato nuk janë ndarë, pasi kaluan gjashtë muaj së bashku.
Aktori i njohur përmes rrjetit social Instagram ka shkruar se ende nuk kanë përfunduar lidhjen, ndërsa ende e dashuron këngëtaren, shkruan Daily Mail.
Postime të tillë vijnë pasi burime për People kanë treguar se Demi e kishte paralajmëruar atë se po ndahen.
“Ne nuk kemi biseduar me telefon, nuk kemi mbaruar lidhjen. Unë e dua Demetrian dhe dua që ajo të jetë e shëndetshme dhe e sigurt”, ka shkruar ai.
Në disa mbishkrime të tjera, të cilat më pas i kishte fshirë, Max shprehu dashurinë që ka për artisten.
Ndërkaq, Lovato dhe Ehrich filluan të jetojnë së bashku gjatë karantinës, ndërsa shpallën fejesën në korrik të këtij viti. /Telegrafi/