Telegrafi

Max Ehrich akuzon Demi Lovaton për përdorimin e ndarjes së tyre për vëmendje

Max Ehrich u është përgjigjur komenteve të Demi Lovatos në lidhje me marrëdhënien e tyre në ceremoninë e “People’s Choice Awards 2020”.

Lovato foli për fejesën e shkurtër me Ehrich në një fjalim në evenimentin madhështor, i cili u zhvillua të dielën më 15 nëntor.

“Unë hyra në izolim dhe u fejova. U futa në art, fotografi, meditim, provova gjithçka”, tha ajo. “Gjithashtu, nuk e dija që kjo mund të ndodhte”.

Foto: Instagram

Duke komentuar në një postim në të cilin këngëtarja e “Confident” prezantoi stilin e ri të flokëve, Max shkroi, “Ndaloni të flisni për mua në shfaqjet e çmimeve. Faleminderit”.

“Shfrytëzimi i ndarjes sonë për vëmendje nuk është në rregull”, shtoi ai.

28 vjeçarja u takua dhe filloi lidhjen me aktorin e “Young and the Restless”, Ehrich në mars. Në korrik, ai i propozoi, por vetëm dy muaj më vonë, të njëjtit u ndanë.


Lovato që atëherë është përqendruar në miqtë e saj, familjen dhe projektet e reja.

Ajo publikoi këngën “Commandier in Chief” në tetor me një mesazh të theksuar politik, duke dhënë një performancë të fuqishme në Billboard Music Awards 2020 të njëjtën javë. /Telegrafi/