Telegrafi

Mavrova me 17 centimetra borë

Bora sot në mëngjes në Mavrovë është 17 centimetra, 14 Kodër Dielli dhe Krushevë, 13 në Tolollçani, 12 në Llazaropole dhe një centimetër në Manastir, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Në Maqedoni moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell, acar dhe me erë. Në pjesët veriore do të ketë reshje të borës ndërsa në pjesët lindore të vendit do të fryjë erë veri-perëndimore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Temperatura gjatë ditës nuk do të bëj dallimin me temperaturat e mëngjesit, ndërsa në pjesët më të larta do të ulet më shumë. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga -2 gradë celsius deri 7 gradë celsius.

Nga Drejtoria për punë njoftojnë këto ditë moti do të jetë stabil me thatësira dhe me temperatura të ulëta./Telegrafi/