Site icon Telegrafi

Mavraj vlerësohet lartë pas fitores

Mërgim Mavraj ka ndërruar skuadër dhe fanellë, por mbetet i njëjti në fushën e lojës.

Mbrojtësi shqiptar ka qenë ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës në fitoren që Hamburgu mori përballë Leverkusenit me rezultatin 1-0 në kampionat.

Pas kësaj ndeshje, Mavraj u vlerësua me notën dy, e cila në Gjermani është e dyta më e mirë pas notës një.

Reprezentuesi shqiptar u tregua i saktë në ndërhyrjet e tij, duke u lidhur mirë me pjesën tjetër të skuadrës.

Nuk lejoi rreziqe të mëdha në portën e tij, dhe së bashku me kolegun tjetër në mbrojtje bënë të mundur që portieri Adler të ishte më tepër spektator në këtë ndeshje falë punës së mirë të mbrojtjes. /Telegrafi/

Exit mobile version