Site icon Telegrafi

Mavraj tregon arsyen ‘kryesore’ pse u transferua te Hamburgu

Në datën 3 janar pritet që të bëhet kalimi i mbrojtësit të Kombëtares nga Këlni tek Hamburgu, ekipi i ri i Mërgim Mavrajt.

Deri në këtë datë, mësohet se 30-vjeçari do të akomodohet në një hotel, deri në sistemimin e plotë në një shtëpi në Hamburg.

Për momentin, Mavraj ka zgjedhur një hotel, pranë të cilin ndodhet dhe një xhami, pasi dihet se 30-vjeçari është një besimtar i devotshëm.

Lidhur me transferimin te Hamburgu, Mavraj ka deklaruar arsyen kryesore se pse ai u largua nga Kolni “Në këtë qytet gjendet edhe xhamia më e madhe shqiptare dhe ajo do të jetë qendra ime e dytë pas stadiumit dhe fushës stërvitore. Kam disa miq në këtë ekip dhe po pres me shumë dëshirë të bashkohem me ta. Kolni? Është një kompani ekonomike. Bënë llogaritë e tyre duke parë që kisha vetëm gjashtë muaj kontratë”, ka deklaruar Mavraj për “mopo.de”. /Telegrafi/

Exit mobile version