Site icon Telegrafi

Mavraj shkëlqen, Hamburgu fitore shprese

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj e ka nisur edhe një ndeshje nga minuta e parë me Hamburgun.

Skuadra e njohur gjermane ka arritur një fitore tejet të madhe në përballje me Bayer Leverkusenin 1-0.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi qendërmbrojtësi grek Papadopoulos me kokë në minutën e 76.

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer para syve të Giani De Biasit, i cili ishte në tribunë për ta ndjekur.

Trajneri i Kombëtares ishte i pranishëm në këtë ndeshje, gjë të cilët e kishte paralajmëruar pak ditë më parë.

Kjo ndeshje ishte vendimtare për ecurinë e Hamburgut në kampionat, pasi tashmë ngjitet në vendin e 16-të, po me 16 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Exit mobile version