Site icon Telegrafi

Mavraj prezantohet te Ingolstadti

Mërgim Mavraj edhe zyrtarisht është lojtar i ri i skuadrës gjermane Ingolstadt.

Pas gjashtë muajve të kaluar në Greqi te Arisi, Mavraj është rikthyer përsëri në futbollin gjerman.

32-vjeçari ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Ingolstadin dhe do të jetë pjesë e klubit deri në janar të vitit 2020.

Pas prezantimit te klubi, Mavraj ka udhëtuar menjëherë drejtë Spanjës për ta nisur fazën përgatitore me klubin e ri.

Me Arisin, Mavraj ka luajtur vetëm shtatë ndeshje, pesë në kampionat dhe dy të tjera në Kupë.

Për Mavrajn ky është një rikthim në futbollin gjerman, pasi më parë ka luajtur edhe me Hamburgun, Kolnin, Greuther Furthin, Bochumin e Dramstadin. /Telegrafi/

Exit mobile version