Telegrafi

Mavraj: Nuk është humbje dramatike, nuk kërkuam asgjë më shumë se himnin kombëtar

Shqipëria u mposht nga Franca në ‘Stade de France’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 me rezultat 4-1.

Mërgim Mavraj është deklaruar pas ndeshjes, duke u fokusuar më shumë te gafa me himnin që u intonua i Andorrës në vend të Shqipërisë.

“Nuk është Franca që ishte atëherë, edhe ne nuk jemi në të njëjtën situatë. Me top ata ishin shumë të fortë, kishin cilësi shumë të lartë”, ka thënë Mavraj.

“Në mbrojtje nuk ishin aq mirë. Ne nuk kishim guxim. Nuk e shikoj dramatike ndeshjen, siç e shihni ju, duke ditur ku luajtur.

“Himni? Nuk kërkuam asgjë më shumë se himnin kombëtar. Na jep shumë motivim. Pse mos i kërkojmë të drejtat tona”, u shpreh kapiteni i Kombëtares.

Të martën, Shqipëria do ta presë në shtëpi Islandën, gjithashtu ndeshje e vlefshme për kualifikimet në EURO 2020.

Lexo po ashtu Franca 4-1 Shqipëria, statistikat e ndeshjes

Franca, Turqia dhe Islanda e ndajnë pozitën e parë të Grupit H me nga 12 pikë, Shqipëria me gjashtë, Moldavia me tri dhe Andorra ende pa pikë.

Duke parë gjendjen aktuale në këtë grup, mund të thuhet se shanset e Kombëtares tonë për t’u kualifikuar në Euro 2020 janë shuar tashmë. /Telegrafi/