Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj nuk po kalon moment të mirë te Hamburgu.
Pasi skuadra e tij është në krizë të rezultateve dhe rrezikon mbetjen në elitë ai ka humbur ndeshjen e sotme ndaj Schalke 04.
Reprezentuesi shqiptar ka plotësuar numrin prej pesë kartonëve të verdhë dhe kësisoj do t’i mungoj Hamburgut në ndeshjen e vështirë.
Përpos kësaj, Mavraj në dy ditët e fundit nuk ka stërvitur me skuadrën pasi ndodhet me grip, raportojnë mediat gjermane.
Dy ndeshje para përfundimit të stinorit në Bundesliga, Hamburgu ndodhet në pozitën e 16-të me 34 pikë të tubuara.
Fillimisht skuadra e madhe gjermane do të luaj sot ndaj Schalkes në udhëtim, ndërsa në javën e fundit e pret Wolfsburgun. /Telegrafi/