Bayern Munichu ka arritur fitore ndaj Koln me rezultat 0-1.
Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por ata dukeshin disi të lodhur paksa nga takimi me Juventusin në Ligën e Kampionëve.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi nga Robert Lewandowski në minutën e dhjetë. Ky ishte goli i 25 i polakut këtë sezon në Bundesliga.
Vlen të theksohet se në këtë takim nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Mergim Mavraj.
Pas kësaj fitore Bayerni vazhdon në pozitën e parë me 69 pikë, ndërsa Koln në vendin e nëntë me 33 pikë. /Telegrafi/
I feel all Lewandowski has to do is get a boot on the ball and it’s automatically a goal. #FCBayern #KOEFCB pic.twitter.com/ZCMUb4ggGs
— Challengers Podcast (@ChallengersPod) March 19, 2016