Telegrafi

Mavraj mund të mos paraqitet kundër Bayern Munichut

Mërgim Mavraj mund të humbasë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni me Hamburgun.

Mavraj është në luftë me kohën dhe aktualisht, askush në skuadër nuk di të thotë me siguri nëse do të jetë apo jo në gjendje të zbresë në fushë për duelin e të shtunës në “Allianz Arena” kundër Bayern Munichut.

Futbollisti mungoi një ditë në stërvitje për shkak të një dëmtimi të lehtë të pësuar ndaj Freiburgut në fundjavë e kaluar dhe të një situate gripale që po e shqetësonte. Ai u kthye dje në stërvitje dhe dukej në gjendje të mirë. Por sot, situata ka ndryshuar përsëri.

Mavraj u detyrua të linte në mes seancën e pasdites, pasi vuante pasojat e dëmtimit, duke alarmuar stafin teknik të Hamburgut.

Situata do ët monitorohet deri në momentet e fundit para ndeshjes, ku do të vendoset nëse Mavraj do të luajë apo jo. /Telegrafi/