Telegrafi

Mavraj kalon në Serie A?

Skuadra e Lazios ka rikthyer interesimin për Mërgim Mavrajn. Mërgim Mavraj pas Euro 2016 mund të largohet nga Kolni. Ai ka gjasa që karrierën ta vazhdoj në Serie A.

Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, po studion mundësinë për të transferuar në kryeqytetin italian 30-vjecarin.

Tare tentoi ta rrëmbente futbollistin edhe gjatë viti 2013 kur luante me Greuther Furthin, por qendërmbrojtësi preferoi të qëndronte në Bundesligë me Kolnin.

Mavraj ka qenë pikë kyçe e mbrojtjes së Kolnit gjatë pjesës së dytë të sezoni, pasi i kthye nga një dëmtim i rëndë që e mbajti për shumë muaj jashtë fushave të blerta.

Pas paraqitjeve të mira dhe Kolni ka shfaqur interesim që t’ia vazhdoj kantatën lojtarit, por diçka e tillë edhe nuk ka ndodhur. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Lazio, që i beson shumë eksperiencës së Mavrajt.