Site icon Telegrafi

Mavraj flet për kohën te Hamburgu: Trjaneri ka nivel njerëzor zero, tifozët harruan se më bën hero

Mërgim Mavraj është rikthyer për të folur për kohën te Hamburgu.

Mbrojtësi shqiptar dit më parë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën greke Aris.

Mavraj është rikthyer të flas për të përditshmen gjermane Bild, ku ka akuzuar ish-trajnerin e tij Christian Titz.

“Nëse shikojmë anën njerëzore trajneri Titz vlen zero. Të gjithë të tjerë nuk mund t’i gjykoj sa do që shumë ja kanë dalë të më shikojnë nga mbrapa”, tha Mavraj.

“Qoftë dhe vetëm një zyrtar i vetëm i klubit nuk më folur asnjë herë për atë masë që u mor ndaj meje”.

“Trajneri ka të drejtë që edhe të përjashtojë lojtarët, por ama jo pa arsye dhe ta kthejë në personale me ta. Më vjen shumë keq që skuadra ra si pasojë e gjithë strukturave të klubit”, deklaroi mbrojtësi shqiptar.

Tutje Mavraj foli edhe për tifozët që e akuzuan ndërsa një vit më parë e bënin hero.

“Por, jam ndier shumë keq kur disa fansa më kanë akuzuar mua si shkaktar, ndërkohë që ata harruan se një vit më parë unë isha hero”, u shpreh mbrojtësi nga Istogu.

Mavraj te Arisi do të luaj së bashku me Migjen Bashën, ndërsa debutimi i tij pritet këtë fundjavë. /Telegrafi/

Exit mobile version