Mërgim Mavrajn e ka filluar aventurën e tij të re me klubin e Hamburgut që u transferua në fundin e dhjetorit.
Hamburgu synon që me afrimin e Mavrajt të mbyll boshllëqet në mbrojtje.
Ai në një intervistë ka folur për mundësinë e tij të re dhe objektivat e skuadrës.
“Jam i lumtur që jam te Hamburgu. Objektivi kryesor është mbijetesa në Bundesliga ndaj dhe po përgatitemi”.
“Pres me padurim të marr përsipër rolin që më është besuar në skuadër dhe jam gati për përgjegjësitë që më janë dhënë”.
“Eksperienca do të luajë rolin e saj në këtë drejtim. Hamburgu është një klub i madh me tifozë të shkëlqyer të cilëve duam t’ju dhurojmë buzëqeshje në pjesën e dytë të sezonit”.
Mavraj konsiderohet një blerje e rëndësishme për Hamburgun, me klubin që i ka kushtuar një hapësirë të gjerë mediatike.
Mavraj pritet të mbajë fanellën me numrin 3. /Telegrafi/