E kaloi lëndimin dhe u rikthye në fushë për t’i ndihmuar skuadrës së tij.
Fjala është për mbrojtësin shqiptar Mërgim Mavraj që i ka dhënë një siguri tejet të madhe Hamburgut në mbrojtje.
Mbrojtësi nga Istogu ka qenë më i miri në fushë për skuadrën e tij Hamburg, në fitoren tejet të rëndësishme 2-1 ndaj Kolnit.
Në fakt kjo fitore për Mavrajn ishte e veçantë pasi mposhti ish-skuadrën e tij.
Pas ndeshjes, lojtari shqiptar u vlerësua më së shumti falë paraqitjes mbresëlënëse duke marrë notë 7,4 që ishte më e madhja tek skuadra e tij.
Fitorja e djeshme e ka ngritur Hamburgun në pozitën e 13-të me 30 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë Mavraj dhe Hamburgu javën tjetër do të kenë një udhëtim tejet të vështirë pasi do të përballen me Dortmundin në udhëtim. /Telegrafi/