Pas disfatës së thellë të Kosovës kundër Turqisë (1-6), takim ky i zhvilluar dje në ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës, tashmë përzgjedhësi i përfaqësues sonë, Albert Bunjaku është duke menduar për të sjell emra të rinj në skuadrën e tij.
Kosova në miqësoren kundër Senegalit do të jetë pa pesë lojtarët që u paraqiten në duel e djeshëm kundër Turqisë.
I pari i bankinës së Kosovës, për sfidën me Senegalin ka ftuar mbrojtësin e Kolnit, Mavrajn dhe Rrahmanin e Partizanit të Tiranës.
“Meqenëse se pesë mungesa për ndeshje me Senegalin, kam ftuar në skuadër Mërgim Mavarajn dhe Amir Rrahmanin. Gjatë këtyre dy ditëve do të mundohem të gjej edhe dy lojtarë të tjerë, për t’i zëvendësuar ata që mungojnë”, ka thënë Bunjaku gjatë një konferencë për media. /Tribuna/Telegrafi/