Skuadra gjermane Koln ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka shënuar një fitore të madhe ditën e djeshme.
Bardh e kuqtë kanë mposhtur me rezultat të thellë 4-1 Dramstadin për ta siguruar edhe matematikisht mbetjen në elitën e futbollit gjerman.
Golat për Kolnin u shënuan nga dy lojtarë, dy nga Anthony Modeste dhe dy të tjerë nga Marcel Rise.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka qenë titullar në këtë takim duke u vlerësuar lartë me paraqitjen e tij.
Pas dy golashënuesve, Modeste dhe Rise, qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj ka marrë notën më të lartë në këtë takim. /Telegrafi/