Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, pritet që pas përfundimit të “Euro 2016” të rinovojë kontratën me skuadrën e Koelnit.
Lajmi është bërë i ditur nga mediumet gjermane, përcjell Koha Ditore. Mavraj 29-vjeçar, ka kontratë me Koelnin deri në vitin 2017 dhe pritet ta rinovojë atë edhe për dy vite të tjera.
“Mërgimi ka treguar besnikëri ndaj klubit dhe është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë. Ai ka përvojën e duhur dhe besojmë se shumë shpejt do t’i rinovohet kontrata”, ka thënë trajneri i Koelnit, Peter Stoeger.
Mavraj 29-vjeçar, te Koelni është transferuar në verën e vitit 2014 dhe këtë edicion ka dhjetë paraqitje në Bundesligë. /Telegrafi/