Telegrafi

Mavraj afër rikthimit të ish-skuadra e tij Greuther Furth

Do të jetë përsëri një verë e nxehtë për Mërgim Mavrajn, pasi pritet të ndryshojë skuadër.

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka rënë nga Bundesliga 2 me skuadrën e tij Ingolstadt.

Kësisoj Mavraj ka paralajmëruar largimin nga klubi kuqezi, pasi nuk dëshiron të luaj në kategorinë e tretë të futbollit gjerman.

Mediat gjermane kanë raportuar se për Mavrajn mund të ketë një rikthim tek ish-skuadra e tij Greuther Furth.

Furth ka shprehur interesim që ta rikthej Mavrajn në skuadër, pasi dëshiron që për vitin e ardhshëm të ndërtojë një skuadër ku kërkojnë rikthimin në Bundesliga.

33-vjeçari e kishte bartur fanellën bardh e gjelbër për tri sezone, nga viti 2011 deri më 2014.

Kontrata aktuale e Mavrajt me klubin e tij Ingolstadt është deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/