Mauro Icardi thuhet se mund ta marr një dënim të madh nga Paris Saint-Germain, pavarësisht se marrëdhënia e tij me gruan Wanda Nara po shkon drejt bashkimit.
Wanda e akuzoi burrin e saj për tradhti dhe shkatërrimin e familjes.
Modelja dhe prezantuesja televizive argjentinase u largua nga kryeqyteti francez me pesë fëmijët e saj mes mosmarrëveshjes së saj në lidhje me Icardin.
Icardi u lejua të largohej nga stërvitjet e PSG-së të dielën dhe të hënën për arsye familjare, me argjentinasin që udhëtonte për në Milano në përpjekje për të shpëtuar marrëdhënien e tij me Wanda.
Mauricio Pochettino e përfshiu sulmuesin 28-vjeçar në skuadrën e tij për ndeshjen e PSG-së në Ligën e Kampionëve me RB Leipzig të martën.
Megjithatë, Icardi i tha trajnerit të PSG-së se nuk ishte në gjendjen e duhur mentale për të luajtur dhe u la jashtë skuadrës në fitoren 3-2 në “Parc des Princes”.
Sipas Marca, ylli i PSG-së mund të përballet me një gjobë nga klubi i Ligue 1 për mospjesëmarrje në stërvitje dhe mungesën në ndeshje me Leipzig.
Gazeta spanjolle raporton se ai nuk është “përjashtuar plotësisht”, por Icardi do të përballet me gjobën e lartpërmendur, pavarësisht se klubi e mbështet atë në situatën e tij familjare.
Le Parisien pretendoi se vendimi për të lënë Icardin jashtë përplasjes në Leipzig erdhi pasi ish-kapiteni i Interit foli me hierarkinë dhe stafin e PSG-së.
Icardi është i martuar me Wandan që nga viti 2014 dhe kanë dy fëmijë së bashku, ndërsa argjentinasja ka edhe tre të tjerë nga martesa e parë. /Telegrafi./