Mediat italiane raportojnë se pronari i ri i Evertonit, Dan Friedkin, mund të sjellë si trajner të ri të klubit specialistin me përvojë Maurizio Sarrin.
Presidenti dhe pronari i Romës tani zotëron edhe Evertonin dhe është i vendosur të bëjë ndryshime në Goodison Park pasi skuadra ndodhet në vendin e 19-të në renditjen e Ligës Premier.
Miliarderi amerikan po mendon të sjellë Sarrin në klubin e tij të ri dhe ai është një trajner me përvojë që ka udhëhequr ekipe si Lazio, Juventus, Napoli, Chelsea dhe klube të tjera në karrierën e tij.
Eksperti italian fitoi Ligën e Evropës me Blutë në vitin 2019 dhe është i papunë që nga marsi i vitit 2023, kur u largua nga Lazio.
Mirëpo, në një intervistë të fundit ai ka thënë se do të dëshironte të rikthehej në punë para janarit dhe se është në pritje të një projekti adekuat.
Sarri do të sillte edhe trajnerin e fitnesit Daniele Tognaccini, me të cilin ka punuar në Juventus, në Everton.
Ai është një nga trajnerët më të famshëm të fitnesit në Itali. /Telegrafi/