Telegrafi

Mauring: Puna kryesore miratimi i Deklaratës së Mijëvjeçarit

Kreu i UNDP-së në Kosovë, ka theksuar se gjatë këtij viti kanë qenë një partner më i fuqishëm për zhvillimin e Kosovës, luftimin e papunësisë dhe kthimin e banorëve nëpër shtëpitë e tyre.

Një nga të arriturat tjera të UNDP-së ka qenë programi për punësimin e përkohshëm të 500 të rinjve kosovarë, nisma për kontrollimin e armëve të vogla dhe pakësimi i të shtënave.

Një punë tjetër me rëndësi që UNDP-ja e ka veçuar ka qenë edhe zbatimi i risocializimit të pjesëtarëve të TMK-së, të cilët nuk do të përfshihen në Forcën e Sigurisë, numri i të cilëve pritet të jetë rreth 1800. /ktv/