Site icon Telegrafi

Mauricio Pochettino kishe lënë një letër emocionuese për tu përshëndetur me lojtarët pas shkarkimit

Mauricio Pochettino e ka lënë një shënim lamtumirës dhe emocionues te lojtarët e skuadrës së Tottenham Hotspur pasi u shkarkua.

The Sun ka raportuar ekskluzivisht se argjentinasi ka lënë një shënim për skuadrën e tij të mëparshme nga ai dhe stafi ku shkruhej: “Na vjen keq që nuk mund të vijmë tu themi lamtumirë, ju do të jeni gjithmonë në zemrat tona”.

Pochettino u largua nga Spurs të martën në mbrëmje pas pesë vjet e gjysmë në klub.

Ai nuk mundi ta përshëndet skuadrën e tij, pasi Jose Mourinho e mori përsipër detyrën disa orë pas largimit të tij.

Spurs aktualisht janë në vendin e 14 në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version