Telegrafi

Mauricio Pochettino bëhet trajneri më i paguar në histori të PSG-së

Mauricio Pochettino është bërë trajneri më i paguar në histori të Paris Saint-Germain.

Trajneri argjentinas që iu bashkua klubit francez si i lirë, do të përfitojë një shumë të majme parash në muaj.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, Pochettibo do të përfitojë plotë 940 mijë euro në muaj te kampioni nga Ligue 1.

Strategu iu bashkua PSG-së në këtë muaj, derisa ishte i papunë, shkaku i shkarkimit nga Tottenhami që një vit.

Argjentinasi raportohet nga L’Equipe se fiton bonuse të majme edhe nga çdo takim, trofe e marketing të realizuar te PSG. /Telegrafi/