Telegrafi

Maturantja vajzë e dëshmorit, viziton bustin e babait para mbrëmjes së maturës (Foto)

Një maturante ka qenë më e veçantë se tjerat.

Arianita Muharremi nga fshati Dobresh i Vitisë është vajza e dëshmorit Muhamet Muharremi.

Ajo para se të shkonte në mbrëmjen e maturës, ka shkuar të vizitojë bustin e babait të saj, shkruan Telegrafi.

Mos e humb: Maturantja nga Malisheva, a është prej më të bukurave në Kosovë?

Edhe fustani i saj i zi mjaft elegant, ka pasur një detaj special. Emblema e UÇK-së ishte në fustanin e bukuroshes që është vajzë e dëshmorit dhe që kujtoi babain e saj para mbrëmjes së maturës.

Ky, sigurisht se është gjest që duhet vlerësuar. /Telegrafi/