Yanobia Jackson nga Illinois i Shteteve të Bashkuara, u mbulua me shampanjë, derisa po bëhej gati të shkonte në mbrëmjen e maturës.
Adoleshentja që e tundi shishen më shumë se që duhet, zhyti fytyrën dhe fustanin, por pati fatin të mos goditej nga tapa, transmeton Telegrafi.
“Ne i kërkuam që ta tundte sa më shumë, nuk e ditëm se mund të shpërthente në këtë formë” ka thënë një mike e saj.
Mësohet se ajo është vonuar për në aheng, derisa e ka rregulluar grimin, por më pas gjithçka ka shkuar në rregull. /Telegrafi/