Adoleshentja nga Bahamet e ka rikrijuar skenën nga filmi “Bukuroshja e Fjetur”, kur ka arritur me autoambulancë e më pas partneri ia ka dhënë asaj puthjen e jetës.
Fotografitë qe e tregojnë Ashvoon Russellin me fustan të bardhë të shtrirë në shtrat, e më pas edhe Johnny Auguste duke e puthur atë, kanë bërë xhiro nëpër rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Vetëm në Twitter këto fotografi janë ripostuar mbi shtatëmijë herë, por komentet nuk kanë qenë aq të mira. Në përgjithësi, kjo paraqitje është cilësuar si banale dhe pa asnjë sens, por ka pasur edhe të tillë që kanë thënë se është ndryshe. /Telegrafi/