Telegrafi

Maturantët teksasian përgatiten një “prank” – por, nuk shkoi ashtu siç kishin planifikuar

Një rreng i bërë nga disa maturantë në një shkollë në Texas ka sjell probleme, duke shkaktuar dëme në vlera të mijëra eurove me çka detyruan shkollën që ta përfundojë vitin shkollor për maturantët pak më herët se që ishte menduar.

“Pranku” që morri edhe aprovimin e shkollës u organizua nga një grup i vogël i nxënësve në shkollën e mesme Frisco Memorial, i cili përfshinte vendosjen e disa letrave ngjitëse nëpër muret e shkollës.

Dëmi ishte aq i madh sa që shkolla u detyrua që shkolla të mbyllej gjatë së enjtes dhe të premtes për arsye se institucioni shkollor duhej të pastrohej, raporton Fox 4.

Shkolla po punon me departamentin e policisë për të identifikuar personat e përfshirë. Ata mund të përballen me akuza penale.

Ndryshe, nxënësit e përfshirë në këtë ngjarje pritet të paguajnë dëmin e shkaktuar. /Telegrafi/

https://twitter.com/DallasTexasTV/status/1527420010272112652