Ally Johnson nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, ka qenë e para që ka veshur në mbrëmjen e maturës, fustanin e njëjtë që e kishte shfrytëzuar edhe nëna saj para shumë vitesh.
Ky veprim është pëlqyer shumë nga bashkëmoshataret e saj, të cilat kanë hapur dollapët që të gjejnë fustanet e vjetra, për të veshur në mbrëmjen e fund vitit, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka nevojë për asnjë intervenim, gjithçka përshtatet në mënyrë të përkryer”, ka shkruar Johnason lidhur me rastin.
Pas një kohe të shkurtër, ka qenë një adoleshente tjetër që pos veshjes ka imituar dhe pozën që kishte marrë nëna afër partnerit.
“Moda rikthehet gjatë tërë kohës, pse të mos bëhen kjo nga maturantet dhe të shkëlqejnë gjatë ahengut”, ka qenë një koment lidhur me këto veshje.
Madje, një fustan që është veshur në maturën e vitit 1962, është shfrytëzuar nga dy bijat e saj, si dhe nga mbesa.
Në këtë formë, pos që do të tregohet stili i veçantë, por edhe do të kursehen para nga shpenzimet enorme. /Telegrafi/