A jeni gati të riktheni nostalgjitë e viteve ’80, ‘90 në natën e së mërkurës(27 korrik), në Prishtina Gastronomy Festival?
Corona&Friends janë grupi muzikor që do të këndojnë për pjesëmarrësit e Prishtina Gastronomy Festival, nga ora 20:00 të kësaj nate. E nga ora 21:00 do të vijë në skenë këngëtari turk Tolga Kazaz.
Ftoni maturantët e gjeneratës së Corona&Friends në mbrëmjen e së mërkurës të këndoni e vallëzoni nën tingujt e muzikës dhe shoqërisë së vjetër.
Ribashkohuni me shoqërinë e vjetër, kujtimet e vjetra, të bëmat e rinisë e dashnitë e para.
Në po këtë natë, kuzhinierë të mirënjohur turk do të prezantojnë pjata shumë speciale për pjesëmarrësit.
Mos mungoni në natën e 27 korrikut, në natën e maturantëve të viteve të arta, viteve ’80 ’90.
Takohemi në sheshin “Adem Jashari” me 27 korrik 2022.
BLEJ BILETËN KËTU: