Blaise Matuidi mori një pushim nga kampi i Francës në Euro 2016, për të zgjidhur lëvizjen e tij të ardhshme gjatë këtij afati kalimtar.
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi udhëtoi në Angli të hënën për të trajtuar të ardhmen e tij.
29-vjeçari mori një pushim të shkurtër për tu larguar nga kampi i Francës në Euro 2016, me një dalje të mundshme nga klubi i Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere.
Identiteti i klubit apo klubeve me të cilin ai është në diskutime nuk është konfirmuar ende, por Manchester United kanë qenë të lidhur fort me shërbimet e tij.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Matuidi ka agjent Mino Raiola, të njëjtin me Zlatan Ibrahimovic, i cili sapo e ka kompletuar lëvizjen e tij te skuadra e Jose Mourinhos.
Mesfushori francez pritet të kthehet në ekipin kombëtar të Didier Deschamps në kohë për trajnim e orës 16:00, para ndeshjes gjysmëfinale që Franca e zhvillon kundër Gjermanisë. /Telegrafi/