Blaise Matuidi thotë se e ka lënë Paris Saint-Germainin për Juventus, sepse me klubin nga Torino, mund ta fitojë Ligën e Kampionëve .
Matuidi u transferua nga PSG në verën e vitit 2017 për t’u bashkuar me Bianconerët për një marrëveshje prej 25 milionë euro dhe që atëherë ai ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit.
“Ardhja te Juve ishte një hap përpara, një zgjedhje e logjikshme për të çuar më tej karrierën time. E gjithë kjo pa e ofenduar PSG-në. Është një klub i shkëlqyeshëm, por unë mendoj se kjo skuadër është më e përshtatshme për mua”.
“Në Juve kam ambicie ta fitoj Ligën e Kampionëve ”, ka thënë francezi për radio RMC Sport.
Matuidi ka bërë 108 paraqitje dhe ka shënuar tetë gola në të gjitha garat për Zonjën e Vjetër.
Ai është lojtar startues edhe te Franca ku ka luajtur në 84 takime. /Telegrafi/