Telegrafi

Matuidi: Ronaldo do t’i ndihmojë Juves në momentet vendimtare të sezonit

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, e ka quajtur Cristiano Ronaldon më të mirin në botë dhe beson se mund t’u ndihmojë Bianconerëve në momentet vendimtare të sezonit.

Zonja e Vjetër i ka bërë publike ambiciet për ta fituar Ligën e Kampionëve duke e transferuar superyllin portugez gjatë kësaj vere nga Real Madridi.

Cristiano Ronaldo me bashkëlojtarët te Juventusi (Foto: Getty Images)

” Ronaldo posedon diçka ndryshe, po flasim për dikë qe i ka fituar pesë Topa të Artë”.

Lexo po ashtu Lajmet për Matuidin

“Mund të themi se është më i miri në botë dhe duke e pasur te ne, mund të na bëjë vetëm të lumtur. Ai do ta sjellë përvojën e tij”.

Festa e fitores (Foto: Getty Images)

“Është dikush që ka fituar shumë, sidomos në Ligën e Kampionëve dhe do të na ndihmojë shumë në momentet vendimtare të sezonit”.

“Do ta shohim duke bërë atë që di më mirë, por kësaj radhe do të jetë në anën tonë”, ka deklaruar Matuidi për Gazzetta dello Sport.

Francezi ka folur për angazhimin e Juves në Ligën e Kampionëve duke theksuar se Zonja e Vjetër do ta ketë të vështirë, pasi ndodhet në një grup me Manchester Unitedin dhe Valencian. /Telegrafi/