Blaise Matuidi ka zbuluar se ishte ndier i turpëruar nga humbja 6-1 në Camp Nou ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Paris Saint-Germian e kishte fituar takimin e parë me rezultat 4-0, por në përballjen e dytë pësuan përmbysje të rezultatit.
Ish-anëtari i skuadrës franceze që aktualisht luan te Juventusi ka zbuluar se nuk mund ta besonte në atë se çfarë kishte kaluar.
“Momenti ishte i vështirë. Në zhveshtore thosha me vete se nuk ishte e mundur dhe nuk doja të luaja futboll”, ka thënë ai.
“Isha i turpëruar me atë çfarë ka ndodhur. Isha i turpëruar nga vetja ime”, ka shtuar më tej Matuidi.
Francezi deklaroi më tej se tani te Zonja e Vjetër e ka shansin që ta fitojë trofeun më të madhe për klube në Evropë. /Telegrafi/