Telegrafi

Matuidi i pavendosur për të ardhmen

Blaise Matuidi ende nuk e ka të qartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Mesfushori francez është ende i pavendosur për sa i takon të ardhmes së tij.

Nga njëra anë Parsi Saint Germain i ka ofruar rinovimin e kontratës, ndërsa nga ana tjetër qëndron Juventusi që vazhdon të insistojë për ta transferuar në Serie A.

Lexo po ashtu Matuidi e pranon: Isha afër gjigantit italian

Gjatë një intervistë për mediat franceze 30-vjeçari deklaroi se pavarësisht gjërave që shkruhen, drejtuesit parizien i kanë ofruar rinovimin e kontratës.

Matuidi ka theksuar se ai po e vlerëson ofertën e skuadrës së tij, por gjithsesi nuk ka marrë akoma një vendim.

Në rast largimi, skuadra që dëshiron ta transferojë duhet të shpenzoj së paku 30 milionë euro.