Telegrafi

Matuidi mund të luajë, nuk ka pësuar lëndim të rëndë

Blaise Matuidi (Foto by Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, ka insistuar se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë kundër Ajaxit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Francezi ka lënduar pulpën e këmbës në barazimin 1-1 me skuadrën holandeze, e cila gjë kishte shkaktuar shqetësime për stafin e ekipit italian.

Megjithatë, pas ndeshjes për Sky Sport Italia mesfushori kampion bote me Francën deklaroi se “Do të jem mirë dhe i pushuar”.

Ndërkohë, 32-vjeçari nuk do të rrezikohet për ndeshjen e fundjavës kundër skuadrës së SPAL-it.

Ndryshe, futbollisti deri më tani është paraqitur në 58 raste për bardhezinjtë dhe ka shënuar gjashtë gola. /Telegrafi/