Juventusi ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Hellas Verona.
Është mesfushori francez, Blaise Matuidi, i cili ka shënuar për epërsinë e Juventusit prej 1-0.
Goli i Matuidit erdhi pas një topi të rikthyer nga shtylla e goditur nga Gonzalo Higuain.
Ky gol u shënua në minutën e gjashtë të ndeshjes. /Telegrafi/