Site icon Telegrafi

Mattis paralajmëron reagim masiv ushtarak ndaj Koresë së Veriut

Shefi i Pentagonit, James Mattis, thotë se çdo kërcënim ndaj SHBA-ve ose aleatëve të saj nga Koreja e Veriut, do të ballafaqohet me një “reagim masiv ushtarak”. Këto komente vijnë pas takimit të sigurisë kombëtare me Presidentin amerikan Donald Trump.

Lexo po ashtu Koreja Veriore thotë se bomba e hedhur hidrogjenike ishte më e fuqishme se ajo në Nagasaki

Pheniani thotë se ka testuar me sukses një armë më të përparuar bërthamore – një bombë me hidrogjen.

Koreja e Veriut ka sfiduar sanksionet e OKB-së dhe presionin ndërkombëtar për zhvillimin e provave me armë bërthamore të cilat mund të arrijnë SHBA.

Por, duke folur me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, Mattis tha se SHBA ka aftësi për të mbrojtur veten dhe aleatët e saj si Korenë e Jugut dhe Japoninë, transmeton KosovaPress.

“Çdo kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara ose territoreve të saj – përfshirë Guamin – ose aleatët tanë do të ballafaqohet me një reagim masiv ushtarak, si përgjigje efektive dhe masive”, tha Mattis.

Exit mobile version