Site icon Telegrafi

Mattis: Koreja e Veriut është kërcënimi më urgjent për paqen

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis shprehu dje në mbrëmje shqetësimet mbi kërcënimin që përbën Koreja e Veriut për paqen ndërkombëtare, duke e cilësuar programin e armatimit të regjimit komunist si rrezik aktual dhe të dukshëm.

“Kërcënimi më i rrezikshëm dhe më urgjent për paqen dhe sigurinë është Koreja e Veriut”, theksoi shefi i Pentagonit në një deklaratë të shkruar, para se të dëgjohet nga komisioni i Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve.

Megjithatë, James Mattis dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Joe Dunford paralajmëruan për pasojat shkatërrimtare që do të kishte çdo veprim ushtarak kundër Koresë së Veriut për gadishullin Korean. /kp/

Exit mobile version