Site icon Telegrafi

Mattis e thekson përpjekjen diplomatike në raportet me Iranin

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, thotë se Uashingtoni në raportet me Iranin do të kalojë nëpër “përpjekje të udhëhequr nga diplomacia”. Këto komente u bënë një ditë pas akuzave të zyrtarëve amerikanë se kanë dëshmi se Irani po i furnizon me armatim kryengritësit huthi në Jemen.

Pardje, gjatë një konference me gazetarë në Uashington, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha sa ka dëshmi konkrete se Irani po i furnizon me armatim kryengritësit huthi, duke i shkelur sanksionet e OKB-së.

Mattis u tha gazetarëve mbrëmë në Pentagon se dëshmia e tillë nuk paraqet thirrje për përgjigje të zgjeruar ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.

Mattis tha se “ky është shkaku që atje ishte ambasadorja Haley, e jo ndonjëri prej gjeneralëve tanë”, dhe ka shtuar se “kjo është përpjekje e udhëhequr diplomatike për ta zbuluar para botës se si po sillet Irani”.

Exit mobile version