Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis tha sot se besojnë se udhëheqësi i të ashtuquajturit Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi është ende gjallë.
Në fillim të këtij muaji, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se kishin informata të konfirmuara se Al-Baghdadi ishte vra, por zyrtarët perëndimorë dhe irakianë ishin skeptikë ndaj kësaj informate, raporton Reuters.
Dyshimet e para i kishte hedhur Matis, i cili kishte thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë prova se Al-Baghdadi është vrarë, transmeton KosovaPress.