Matthijs de Ligt ka lëshuar një deklaratë bombë pas ndeshjes, ku ka zbuluar fjalët e gjyqtarit anësor.
Mbrojtësi holandez ka thënë për mediat se gjyqtari anësor i ka thënë atij se i vjen keq që nuk ua pranoi golin që konsiderohej si pozicion jashtë loje në fund të ndeshjes, duke i kërkuar falje.
“Gjyqtari anësor më tha: ‘Më falni, bëra një gabim’. Ka qenë turp”, deklaroi De Ligt.
“Nuk dua të them se Real Madridi i ka gjithmonë gjyqtarët me vete, por kjo bëri diferencën sot”.
“Reali, kur mendoni se janë të vdekur, merr frymën e fundit… kjo është arsyeja pse ata kanë 14 Liga të Kampionëve”, ka shtuar më tej mbrojtësi i Bayernit. /Telegrafi/