Telegrafi

Matthew Perry rrëfen për dashurinë e tij ndaj Aniston: Ishte e vështirë të xhiroja me të

(Foto: BuzzFeed)

Në memoaret e titulluara “Friends, Lovers and Big Terrible Thing”, Matthew Perry ka rrëfyer shumë detaje të panjohura më parë nga jeta e tij, si dhe faktin se ishte i dashuruar me kolegen Jennifer Aniston.

Para fillimit të xhirimeve të serialit kult, “Friends”, ai u takua me aktoren, me të cilën u dashurua menjëherë dhe mendoi se edhe ajo kishte të njëjtat ndjenja për të.

Kur i fitoi dy punë brenda një dite, në emisionin Haywire dhe në komedinë televizive, personi i parë që e thirri për t’ia treguar lajmin e mirë ishte Jennifer.

“Duke shikuar në të kaluarën, është e qartë për mua se kjo e bëri atë të mendojë se më pëlqente shumë ose në mënyrën e gabuar, ndërsa unë i përkeqësova gjërat vetëm duke i kërkuar të dilnim. Ajo nuk pranoi, por tha se donte të ishte shoqe me mua. Unë komplikova gjithçka duke thënë: ‘Nuk mund të jemi miq’”, ka treguar aktori.

Në fund, të dy morën rolet kryesore në serialin “Friends”, ndërsa Perry pranoi se pasioni i tij nuk u zbeh dhe se kjo ia vështirësoi xhirimet.

“Në fillet e xhirimit të ‘Friends’, kuptova se ende më pëlqente shumë Jennifer. Përshëndetjet dhe lamtumirat tona u bënë të sikletshme. Dhe pastaj pyesja veten: ‘Sa kohë mund ta shikoja atë? A janë tre sekonda shumë?’”, ka shkruar ai. /Telegrafi/