Zakonisht, bashkëshortja e tij është në qendër të vëmendjes, mirëpo këtë herë aktori ka qenë në plan të parë
Matthew McConaughey (50) këto ditë promovon filmin e vet të ri. Për këtë shkak paparacët e ndjekin kudo që shkon, transmeton Telegrafi.
Këtë herë është fotografuar përpara një restoranti i shoqëruar nga bashkëshortja Camila Alves (37).
Çifti ka shkuar në drekë afariste, ndërkaq vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr veshja e mirë e aktorit të shpërblyer.
McConaughey ka veshur fanellë me fyt ngjyrë të kaltër të errët, pantallona elegante, ndërsa ka bartur syze me xhama të kaltër.
Zakonisht është bashkëshortja e tij ajo së cilës ia kanë lakmi për shkak të zgjedhjes së modës, mirëpo këtë herë shpërblimin për aktorin të veshur më së miri përfundimisht e merr McConaughey.
A pajtoheni edhe ju me këtë shpërblim? /Telegrafi/