Site icon Telegrafi

Matthew McConaughey habit me deklaratën, thotë se ai dhe Woody Harrelson mund të jenë vëllezër

‘Bromanca’ e Matthew McConaughey dhe Woody Harrelson është e njohur, kimia e tyre përkthehet në mënyrë të paharrueshme në ekran për sezonin e parë të vlerësuar nga kritika të “True Detective”.

Tani, McConaughey ka sugjeruar në një intervistë me podcast “Let’s Talk Off Camera with Kelly Ripa” se ai dhe Harrelson mund të jenë vërtet vëllezër.

“E dini, ku filloj unë dhe ku mbaron ai, dhe ku fillon ai dhe ku mbaroj unë, ka qenë gjithmonë si një vijë e errët”, tha McConaughey në fillim të kësaj jave, shkruan CNN.

Foto: Getty Images

Aktori, 53 vjeç, zbuloi dyshimet e tij se nëna e tij Mary kishte një takim seksual me babain e Woody, Charles, i cili vdiq në burg në vitin 2007.

“Dhe kjo është pjesë e bromancës sonë, apo jo? Fëmijët e mi e quajnë xhaxha Woody. Fëmijët e tij më quajnë xhaxha Matthew etj. Dhe ju shihni fotot tona dhe familja ime mendon se shumë foto të tij jam unë. Familja e tij mendon se shumë foto të mia është ai”, tha ylli.

“Në Greqi disa vite më parë, ne jemi ulur duke folur rreth asaj se sa afër jemi ne dhe familjet tona”, tha McConaughey.

Foto: Getty Images

“Dhe mamaja ime është atje, dhe ajo tha, ‘Woody, e njihja babanë tënd’ … Të gjithë ishin të vetëdijshëm për elipset që mamaja ime la pasi e tha ‘e njihja’. Ishte një ‘e njihja’ e zëshme, tha tutje ai.

“Ne vazhduam të hulumtonim se çfarë do të thoshte kjo ‘e njohja’ dhe bëmë disa llogaritje dhe zbuluam se babai (i Harrelson) ishte në pushim në të njëjtën kohë që nëna dhe babai im ishin në divorcin e tyre të dytë. Pastaj ka fatura dhe vende të mundshme në Teksasin Perëndimor, ku mund të ketë pasur një mbledhje, ose një takim, ose një moment “të njohjes”.

Ndërsa babai i Woody, Charles, vdiq 16 vjet më parë në qelinë e tij nga një atak në zemër, gruaja që besohet të jetë nëna e tij, Diane Lou Oswald, është ende gjallë.

Matthew, i cili humbi babanë e tij James në 1992, shkroi në kujtimet e tij Greenlights, ‘Ai pati një atak në zemër kur arriti kulmin gjatë marrëdhënies seksuale’.

Ylli  i ‘Interstellar’ shtoi në podcast: “Shiko, është pak më e lehtë për Woody të thotë, ‘Hajde, le të bëjmë testet e ADN-së’, sepse çfarë është kjo për të?”.

“Është pak më e vështirë për mua, sepse prit një minutë, po përpiqesh të më thuash që babai im mund të mos jetë babai im pas 53 vitesh që e besoj këtë?” Kam pak më shumë të humbas këtu”, përfundoi aktori. /Telegrafi/

 

Exit mobile version