Telegrafi

Matthaus pro kalimit të Ronaldos te Bayerni

(Fotomontazh: SMN)

Ish-kapiteni i Bayern Munichut, Lothar Matthaus, mendon se Cristiano Ronaldo do të ishte zëvendësues ideal i Robert Lewandowskit në Allianz Arena.

Derisa sulmuesi polak lidhet me një kalim te Barcelona, superylli i Manchester Unitedit është lidhur me një kalim te bavarezët.

Derisa drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, ka thënë se ky transferim nuk do të ndodhë, legjenda gjermane e konsideron “seksi” një opsion të tillë.

“Ronaldo te Bayerni do të ishte seksi! Së paku duhen shqyrtuar mundësitë dhe të shfrytëzohen ato”, ka shkruar Matthaus në kolumnën për Sky Germany.

Lexo po ashtu PSG, Chelsea, Real, MLS apo gjetiu – ku qëndron e ardhmja e Cristiano Ronaldos

“Nëse te Bayerni janë të mendimit se Cristiano Ronaldo është akoma fizikisht i përgatitur edhe për një vit apo dy dhe mund të investohet shuma e transferimit të fituar nga Lewandowski pak a shumë një me një me superyllin portugez, unë do ta kisha marrë në konsideratë”, ka thënë tutje legjenda. /Telegrafi/