Site icon Telegrafi

Matthaus ka një porosi për Schweinin dhe Podolskin

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Lothar Matthaus ka këshilluar Bastian Schweinsteigerin dhe Lukas Podolskin të dalin në pension nga detyra ndërkombëtare dhe të përqendrohet në karrierën e tyre në klubet e veta.

Schweinsteiger dhe Podolski kanë qenë figura kyçe për Gjermaninë, që kur kanë  bërë debutimin e tyre përkatës në vitin 2004, por Matthaus beson se ka ardhur koha që dyshja t’i bëjë rrugë lojtarëve të rinj.

“Podolski dhe Schweinsteiger do të keni vënë re se trajneri Joachim Low nuk ka më besim mbi ta si në të kaluarën”, ka shkruar Matthaus në kolonën e tij për Sport Bild.

“Podolski e di se lojtarët e tjerë janë e ardhmja në pozitën e tij. Schweinsteiger është duke u rrënuar nga lëndimet dhe i mungon një butësi të caktuar”

Lexo po ashtu Këtë që e ka bërë Schweinsteiger, nuk e ka bërë askush tjetër

“Të dy duhet të pyesin veten nëse ata do t’i bëjnë trupin e tyre një nder duke dalë në pension nga detyra ndërkombëtare. Ndoshta në pension nga Gjermania, do të mund të ndihmojë ata të bëjnë një fillim të ri në Galatasaray dhe Manchester United”, ka përfunduar legjenda gjermane.

Lexo po ashtu Ballack ka një porosi për Schweinsteingerin

Ndryshe, vetëm Matthaus (150) dhe Miroslav Klose (137) kanë bërë më shumë ndeshje për ekipin kombëtar se Podolski (129) dhe Schweinsteiger (120). /Telegrafi/

Exit mobile version