Telegrafi

Matt LeBlanc shuan shpresat për një rikthim të “Friends”

(Foto: Getty Images)

Matt LeBlanc i ka shuar të gjitha shpresat për një ribashkim të anëtarëve të hit-serialit komik, “Friends”.

Aktori 50 vjeçar u bë i njohur falë rolit të Joeyt në komedinë televizive amerikane, nga e cila u bënë të famshëm edhe yjet, si Jennifer Aniston, David Schwimmer, Courtney Cox, Matthew Perry e Lisa Kudrow.

(Foto: Getty Images)

Episodi i fundit i serialit është emetuar në vitin 2004, ndërsa fansat gjithmonë kanë shpresuar se do të xhirohen episode të reja.

Mirëpo, LeBlanc ka qenë shumë i prerë në deklaratën e tij se rikthimi nuk do të ndodhë. Në një intervistë për revistën Femail, ai ka thënë: “Nuk dua ta bëj – thjesht”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për FRIENDS

“Njerëzit duan të dinë se çfarë u ka ndodhur atyre (protagonistëve të serialit). Mirëpo, ka qenë përfundimi i një periudhe të jetës së një personi pas kolegjit, para se të sistemohesh dhe të krijosh familje”.

“Të shkosh prapa dhe t’i rivizitosh pas kaq shumë vitesh, nuk e di se si do të ishte tregimi. Ata të gjithë do të kenë vazhduar tutje me jetët e tyre, prandaj nuk do të ishte njësoj”, ka shpjeguar aktori.

(Foto: Business Insider)

“Nuk mendoj se dikush do të dëshironte ta shihte Joeyn e moshuar duke bërë një kolonoskopi, duke u gjobitur teksa pi kafe në Central Perk apo duke kërkuar punë. Nuk do të ishte argëtuese i nënshtrohet një procedure mjekësore (në këtë moshë)”.

“Ishim shumë të rinj atëherë, prandaj mendoj se karakteret duhet të qëndrojnë ashtu. Zakonisht nuk do të thosha asnjëherë kurrë, por në rastin e ‘Friends’, pa kurrfarë dyshimi do të thosha kurrë”, është shprehur LeBlanc i vendosur. /Telegrafi/