Telegrafi

Matt LeBlanc: Në ditën kur u angazhova në serialin “Friends”, kisha vetëm 11 dollarë në xhep

Shumë yje aktorësh nuk kishin të holla para se të fitonin ndonjë rol filmik apo në seriale dhe njëri prej tyre është Matt LeBlanc, një nga gjashtë shokët e serisë popullore të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.

Në një nga intervistat, ai foli për periudhën para se të shfaqej në serialin e njohur televiziv, “Friends”.

“Është e mahnitshme se në çdo brez ka tifozët e kësaj serie. Duket se ajo kurrë nuk do të pushojë të jetë popullor”, tha aktori duke pranuar se kjo po e bën të ndihet mirë.

LeBlanc pastaj tha se para se të angazhohej në serinë e njohur, ai kishte vetëm 11 dollarë në xhirollogarinë bankare.

“Në qoftë se nuk ishin “Friends”, unë ndoshta do të kishte vdekur nga uria. Kam pritur shumë gjatë për të kërkuar një punë të rregullt dhe po mos të angazhohesha, do t’i harxhoja ato 11 dollarët e fundit që kisha. “Friend” ka arritur në momentin e duhur “, thotë LeBlanc.

Ai shtoi se nuk kishte sigurim shëndetësor në atë kohë dhe është detyruar që me para të xhepit t’i rregullojë dhëmbët.

Ndryshe, LeBlanc është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen në muajt në vazhdim. /Telegrafi/