Telegrafi

Matt Hunter, G4shi dhe Big Soto vijnë me këngën e re “Problemas”

Matt Hunter dhe G4shi

Këngëtarët Matt Hunter, G4shi dhe Big Soto kanë publikuar këngën e re “Problemas”.

Ky bashkëpunim i tyre është sjell në dy gjuhë, në gjuhën spanjolle dhe atë angleze.

Këtë projekt tanimë mund ta gjeni në të gjitha platformat muzikore, ndërsa shquhet për videoklipin e veçantë.

Reperi shqiptar gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktiv me prurje të reja muzikore, të cilat u mirëpritën nga publiku.

Ai para pak ditëve solli edhe këngën e re me videoklip “Roses”, që ka mbledhur afro një milion shikime.

Në ndërkohë, 29-vjeçari edhe këtë vit do të performojë në festivalin e muzikës “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa. /Telegrafi/